ABOUT US

Synim dhe motivim yni është t’i ofrojmë mbështetje studentëve në ndjekjen e tyre akademike, rritjen personale, integrimin në një komunitet dhe përvojë formuese që nxit ndërvarësinë, marrëdhëniet pozitive dhe kuptimplota dhe një ndjenjë përkatësie. Si qendra e parë private e akomodimit të studenteve në Shqipëri ne do te sjellim risi dhe vlerë të shtuar në treg. Vizioni ynë është të bëhemi qendra e akomodimit për studentë Lider në Shqipëri.

BOOK NOW

Rezidenca Folè ofron:

Akomodim dhe shërbime me standarde më të larta, një mjedis të gjalle, Atraktiv, të sigurt, gjithëpërfshirës Dhe një gamë të gjerë shërbimësh per një jetë studetore sa më dinamike.

Vlerat tona thelbësore

1

Integriteti

Ne i respektojmë angazhimet tona, duke u përpjekur të jemi gjithmonë të ndershëm, të besueshëm, të respektueshëm dhe etikë. Puna jonë në ekip, vlerat tona të disiplinës, inkurajimit, respektit dhe besimit do ndërtojnë themelet e biznesit tonë. Jemi të sigurt se me besnikërinë mund të fitojmë një rritje të përhershme dhe të suksesshme.

2

Përgjegjësia Sociale

Respekti për të tjerët nxit një mundësi më të madhe për mirëkuptim. Ne angazhohemi ti trajtojmë të gjithë me dinjitet, pavarësisht nga mendimet, përvojat, prejardhja ose perspektiva.

3

Komunikimi dhe Etika

Ne marrim përgjegjësinë për të dëgjuar, folur dhe për të komunikuar ne mënyra të respektueshme dhe të shëndetshme midis studentëve, administratës, stafit dhe palëve të tjera të interesuara të komunitetit.

4

Kujdesi ndaj klientit

Studentët tanë janë prioriteti ynë numër një. Ne do të përmbushim nevojat dhe pritshmërite e tyre plotësisht sepse kënaqësia e tyre është themeli i faktorëve tanë kryesorë të suksesit.